Udhëheqësit e projektit janë nga Finlanda dhe Kosova

Ismail SmakiqiUdhëheqës i Projektit nga Vendi Përfitues Ismail Smakiqi (Kosovë)
Inxhinier i Teknologjisë. Aktualisht punon si Drejtor i Përgjithshëm i Akadeomisë së Kosovës për Siguri Publike. Përvoja e tij përfshin pozita të ndryshme profesionale dhe udhëheqëse në institucione publike dhe kompani private. Së fundmi ka qenë Inxhinier në Postën dhe Telekomin e Kosovës, për dy vite ka qenë Zëvendës Kryetar i Komunës së Mitrovicës, për 5 vite ka shërbyer si Administrator i një kompanie private për projektim dhe ndërtim “Linprojekt” sh.p.k. Përpos kësaj, për dy vite ka qenë Drejtor i Qendrës Kulturore “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ndërsa për dy vite tjera si teknolog i përgatitjes kimike të ujit në Korporatën Energjetike të Kosovës. Udhëheqja e tij dhe përvoja menaxheriale është vlerësuar dhe çmuar lartë.

Ms. Krista Haak

Udhëheqësja e Projektit nga Shteti Anëtar Znj. Krista Haak (Estoni)
Magjistër i Sjelljes Organizative Diplomë Ndërkombëtare në Menaxhim Arsimor, Eksperte në Menaxhimin e Cilësisë, Vlerësuese e modelit EFQM (Fondacioni Evropian për Menaxhimin e Cilësisë), Prorektor për çështje akademike në Akademinë e Shkencave të Sigurisë së Estonisë. Në projekt, Znj. Haak përfaqëson ekspertizën në arsimimin e shkencave të sigurisë dhe ekspertizë në menaxhimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Si Udhëheqëse e Projektit, ajo do të jetë përgjegjëse për koordinimin e mbarëvajtjes së gjithmbarshme të projektit nga Finlanda dhe Estonia, do të bashkë-kryesoj Komitetin Drejtues të Projektit, dhe duke qenë nga shteti anëtar i BE-së, do të jetë përgjegjëse për implementimin e suksesshëm të projektit. Ndarja e punës së saj në shërbimin qeveritar bazohet, në 20 % (4 ditë punë në muaj) nga detyrat e gjithmbarshme të saja për projektin, përfshirë 12 termine të ndara për vizitat në Kosovë gjatë KDP, me mundësi për përkrahje shtesë dhe sipas nevojës në rast të vlerësimit, problemeve, ndërmjetësimit etj. për të mirën e projektit.

Ms. Ritva Vähäkoski

Këshilltare Rezidente e Binjakëzimit Znj. Ritva Vähäkoski (Finlandë)
Magjistër i Kujdesit Shëndetësor dhe Shërbimeve Sociale Kualifikim pedagogjik i Mësuesisë Kombëtare, Magjistër i Kujdesit Shëndetësor dhe Shërbimeve Sociale, Diplomë e avancuar në Shërbimin e Burgjeve. Znj. Vähäkoski ka punuar si ligjëruese e lartë në Institutin Kombëtar të Trajnimit të Shërbimit të Burgjeve dhe atij Sprovues, dhe ka qenë përgjegjëse për menaxhimin, zhvillimin, planifikimin dhe ligjërimin e aktiviteteve mësimore. Ajo ka përfituar përvojë në bashkëpunimin ndërkombëtar me Shërbimet tjera Korrektuese, Institute të Trajnimit dhe Universitete. KRB-ja ka një rol të rëndësishëm në asistimin e Udhëheqësit të Projektit gjatë koordinimit dhe menaxhimit të projektit. KRB punon çdo ditë me stafin e VP për ta zbatuar projektin, për ti mbështetur dhe koordinuar aktivitetet në VP. Është në përgjegjësi të KRB-së që ta garantoj vazhdimësinë e implementimit gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit. Një prej detyrave të KBR-së është që ti aprovoj Certifikatat e Misionit për Ekspertët Afatshkurtër. KRB-ja do të marr pjesë në takimet e Komitetit Drejtues që mbahet në Kosovë. Ajo po ashtu është përgjegjëse për organizmin e seminarit Kick-off atij përmbyllës që mbahen në Kosovë.
avniAvni Istrefi – Homologu i Këshilltarit Rezident të Binjakëzimit (Kosovë)
Ka diplomuar në Master në “Menagjmentin Gjeneral Internacional”, në Kolegjin Universitar të Menagjmentit Ndërkombëtar “Globus”, në Prishtinë. Aktualisht mban poziten e Udhëheqësit të Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë pranë AKSP-së. Përvoja e tij konsiston në pozita të ndryshme profesionale dhe menaxheriale, tek Institucionet publike vendore dhe atyre ndërkombëtare. Për më shumë se një vit, ka qenë Menaxher i Divizionit të Personelit (AKSP). Për gjatë periudhës kohore 2009 – 2010 ka qenë Udhëheqës i Grupit Punues të AKSP-së për kordinimin dhe mbikëqyrjen  e të gjitha aktiviteteve në lidhje me Akreditimin dhe Çertifikimin e programeve trajnuese dhe të vet instituconit. Gjithashtu në ndërkohë ka punuar si Zyrtar për Zhvillimin e Kurriukulave, pastaj Instruktor i Ngasjes Emergjente dhe Instruktor i Ngasjes Themelore (për patent shofer) në kuadër të Misionit të OSBE-së në Kosovë, pastaj si përkthyes – interpreter në Sektorin e Trafikut, po ashtu në kuadër të Misionit të OSBE-së në Kosovë.