Mirë se vini në ueb faqen e Projektit të Binjakëzimit të financuar nga ana e BE-së ‘Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë publike në Kosovë’. Projekti implementohet nga Finlanda dhe Estonia në bashkëpunim të plotë me autoritetet Kosovare. Ne punojmë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKPS) në Vushtrri.

Trego më shumë

 

Qëllimi i Projektit të Binjakëzimit të BE-së “Përkrahje e mëtejme a arsimit të sigurisë publike në Kosovë” KS 14 IB JH 01 është për të përmirësuar më tej sistemin arsimor për gjyqësorin dhe zbatuesit e  ligjit në Kosovë, si dhe për zbatimin e suksesshëm të Strategjisë së Zhvillimit dhe Planit të Veprimit për vitet 2014 – 2018, njëkohësisht edhe për të krijuar një strukturë të qëndrueshme të trajnimit profesional për të gjitha agjencitë e sigurisë publike në AKSP.  Kurrikula e re do të zbatohet nga AKSP në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha agjencitë e sigurisë publike, siç është paraparë me Ligjin për AKSP -në.  Duhet të përshtatet një sistem i brendshëm i sigurimit të cilësisë në AKSP, për nevojat e trajnimeve profesionale, e cila mbështet procesin validimi i kurrikulave të reja për hapjen e studimeve në vitin 2018, dhe kërkesat për akreditim do të hartohen sipas kritereve të përcaktuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Përveç mbështetjes  së mëtejme të Bordit të AKSP-së, si organ përgjegjës për të gjitha vendimet në nivel strategjik, duke përfshirë edhe miratimin e kurrikulave të reja, do të u ofrohet këshillim për anëtarët e Bordit në nivel individual për të mundësuar koordinimin e qëndrueshëm të trajnimeve profesionale për të gjitha Agjencitë e Sigurisë Publike në nivelin më të lartë.  Kjo do të thotë qasje më lehtë, të shpejtë, dhe fleksibile ndaj mjedisit mësimor, sistemit modern të këshillimit të studentëve dhe përvojës në e-learning. Një studim i fizibilitetit për studime të mundshme të nivelit Master do të niset në bashkëpunim me OSBE-në për të identifikuar nevojat dhe mundësitë për të krijuar një program studimi të nivelit Master në AKSP.

Një qëllim tjetër i Projektit të Binjakëzimit është të mbështesë AKSP në zhvillimin e programit Bachelor, në mënyrë që të kemi një lidhje më të mirë me nevojat e agjencive relevante dhe performansës akademike. Projekti filloi me një analizë të boshllëkut duke i adresuar dallimet në mes të pritjeve të të gjitha grupeve të interesit dhe realitetit,  dhe kjo u pasua me një udhërrëfyesi të qartë me aktivitete për zbatim. Ka disa zhvillime në lidhje me lëvizshmërinë e personelit në këtë fushë, e cila përsëri është një nga faktorët kritik të suksesit të Deklaratës së Bolonjës.

Së fundi kontributi për Institutin e AKSP-së për hulumtim dhe zhvillim që të bëhet plotësisht funksional në të mirë të të gjitha agjencive të sigurisë publike në Kosovë i shërben një qëllimi të përgjithshëm të projektit për të ofruar dhe siguruar arsim, hulumtim dhe zhvillim të cilësisë së lartë për sigurinë publike në Kosovë. Duke përfshirë edhe fuqizimin e bashkëpunimit me organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare kërkimore, kryerjen e studimeve përkatëse në fushën e sigurisë publike që do të jetë e dobishme për të gjitha agjencitë e sigurisë publike në Kosovë dhe për procesin e tyre të hartimit të politikave.

Trego më pakë

Prezentimi i hulumtimit, 20.12.2017

Sot në AKSP-ë u publikua raporti hulumtues me temën “Ndikimi i ambientit të burgut për të burgosurit meshkuj në burgun e Dubravës dhe të burgosurave femra në burgun e Lipjanit”

Informatë

Projekti i binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme të arsimit në sigurinë publike në Kosovë” do të jetë në pushime duke filluar:

Nga 21 dhjetori deri më 8 janar 2018.

Ju dëshiroj të gjithëve gëzuar Krishtlindje dhe urime vitin e ri!

Takimi i pestë i Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit

Vushtrri, 14 qershor 2017 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i pestë i Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit, “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë publike në Kosovë”, ku gjatë prezantimit të raportit të pranishmit vlerësuan se është shënuar progres në realizimin e aktivitete të këtij projekti.

Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit

Takimi i pestë i Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë publike në Kosovë” (KS 14 IB JH 01) do të mbahet të mërkurën me 14.06.2017, nga ora 10:00 – 12:00; në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri/Vucitrn.

Vushtrri, 17 mars 2017

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i katër i Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit, “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë publike në Kosovë”, ku gjatë prezantimit të raportit të pranishmit vlerësuan se është shënuar progres në realizimin e aktivitete të këtij projekti.